Mobi Casa

Arrestohen tre persona të dyshuar për një seri vjedhjesh të rënda në Gjilan dhe rajone të tjera të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe në zona të tjera të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Gjilanit, arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë dhe intensiv të zhvilluar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Gjilan, në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Nga tre personat e arrestuar, dy janë shtetas të Republikës së Kosovës, ndërsa njëri është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim dhe si pjesë e një grupi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke kryer vjedhje të rënda për një periudhë më të gjatë kohore.

Hetimet kanë shtrirë veprimet edhe në rajone të tjera të Republikës së Kosovës, ku policia dyshon se grupi mund të ketë qenë i përfshirë në raste të tjera kriminale.

Në kuadër të operacionit janë realizuar bastisje në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Gjatë këtyre veprimeve janë sekuestruar prova dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale të personave të dyshuar.

Uji Dea

Sipas policisë, në mesin e sendeve të sekuestruara janë gjetur pajisje që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe maskim, si dhe mjete për hapje me forcë të dyerve, kasafortave dhe objekteve të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Ndërkohë, një person tjetër, i njohur më herët për Policinë dhe i dyshuar për përfshirje në aktivitetet kriminale të grupit, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim policor me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.

Të dyshuarit e arrestuar, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, janë proceduar sipas dispozitave ligjore, ndërsa hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rasteve, identifikimin e veprave të tjera të mundshme dhe sigurimin e provave relevante që lidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e krimit, zbardhjen e veprave penale dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.