Fundamenti

Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë identifikon dhe gjobit personin që hodhi mbeturina

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Inspektorati Komunal i Komunës së Kamenicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa ndaj një personi të identifikuar duke hedhur mbeturina në hapësirën përgjatë rrugës që lidh fshatrat Muçivërc dhe Krenidell.

Në kuadër të kontrolleve dhe monitorimit të hapësirave publike me dronë është identifikuar personi i cili kishte hedhur mbeturina në skaj të rrugës duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore për menaxhimin e mbeturinave.

Për këtë shkelje personit përgjegjës i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, ndërsa njëkohësisht është obliguar që brenda afatit prej 5 deri në 7 ditësh të bëjë pastrimin dhe largimin e mbeturinave të hedhura.

Mobi Casa

Në rast se mbeturinat nuk largohen brenda afatit të përcaktuar, lënda do të procedohet më tej dhe do të ndërmerren masa të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në parandalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat publike.

Edhe në ditët në vazhdim këto hapësira do të jenë në fokus të kontrolleve të Inspektoratit Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës përfshirë monitorimin me dronë, me qëllim identifikimin e personave që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme, si dhe personave që ndezin zjarre në hapësira të palejuara apo në mënyrë të rrezikshme, ndaj të cilëve do të ndërmerren masat përkatëse konform legjislacionit në fuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.