ARKATANA

Hoxha: Bindjet politike duhet të lihen anash kur në pyetje është katërshja e UÇK-së

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka bërë thirrje që bindjet politike të lihen anash kur bëhet fjalë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Hoxha ka thënë se, pavarësisht dallimeve politike, shoqëria kosovare duhet të qëndrojë e bashkuar rreth historisë dhe vlerave të përbashkëta.

UBT

Ne mund të mos qëndrojmë për të njëjtat çështje, por historinë e ndajmë së bashku. Mund të mos kemi qenë në vendet e njëjta dhe në detyrat e njëjta, qoftë në procesin e luftës, qoftë edhe të pasluftës apo të shtetndërtimit, por kjo nuk do të thotë që duhet të përjashtohemi për historinë tonë të përbashkët sepse duhet të qëndrojmë për disa vlera si shoqëri, përndryshe nuk kemi mundur me mundur me e ndërtuar shoqërinë tonë dhe me qëndruar për diçka së bashku sepse të gjitha aktivitetet e tjera, e që unë e shoh që në procese të shumta njerëzit flasin me mllef ose me çka do qoftë për shkak të bindjeve politike, sepse akterë të shumtë domethënë këtu që i kemi kanë qenë pjesë e bindjeve të ndryshme politike. Nuk janë ftuar ata atje as të flasin as të gjykohen për veprimtarinë e tyre politike dhe bindjet e tyre politike. Ata atje janë ftuar dhe janë marrë më mirë me thënë peng nga Kosova atje tash gjashtë vjet e më shumë për veprimet e tyre për çlirimin e Kosovës. Prandaj është tepër e rëndësishme njerëzit me e bë dallimin ë domethënë të veprimtarive që janë pas çlirimit dhe atë se çfarë po gjykohet në Hagë. Në fund fare këta si individë edhe një borxh nëse është dashur ta lajnë që është procesi atje, por atje po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Duhet me kuptuar njerëzit këtë” ka thënë Hoxha.

Ajo ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së nuk po gjykohen në Hagë për aktivitetin apo bindjet e tyre politike pas luftës, por për veprimet e tyre gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.Sipas saj, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes veprimtarisë politike pas luftës dhe asaj që po gjykohet në Hagë./klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.