Hidromorava

OVL-UÇK mbështet propozimin për Thaçin president: Kthimi i tij të pritet me dinjitet institucional

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetje për propozimin e ish-kryeministrit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin dhe të zgjidhet president i Kosovës pas kthimit të tij në vend.

Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK e ka cilësuar këtë propozim si një çështje me “peshë kombëtare dhe institucionale”, duke thënë se ai mund t’i shërbejë frymës unifikuese në Kosovë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbështet propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës dhe të zgjidhet President me t’u kthyer në Kosovë”.Sipas OVL-UÇK-së, Thaçi ka pasur rol të rëndësishëm gjatë luftës çlirimtare dhe në proceset shtetformuese e shtetndërtuese të Kosovës.

Organizata vlerëson se kthimi i tij duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe përmes një zgjidhjeje të ligjshme.

Hidromorava

“Kthimi i tij duhet pritur me dinjitet institucional dhe me zgjidhje të ligjshme, që nuk lejon që vakuumi i tanishëm institucional dhe rrethanat degraduese ta mbajnë Kosovën peng dhe ta shpien në drejtim të gabuar”.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që ta shqyrtojnë seriozisht këtë propozim, duke theksuar nevojën që interesi kombëtar të jetë mbi ndasitë partiake.

“Sot Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të mbizotërojë interesi kombëtar, dinjiteti dhe siguria e shtetit”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.