Hidromorava

Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kanë zhvilluar takim në Tiranë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në fokus të takimit ishin çështjet që lidhen me shqiptarët e Luginës së Preshevës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave, përfaqësimin politik dhe institucional, arsimin, ruajtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e të rinjve.

Pas takimit, Sinani ka kërkuar hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc, duke e cilësuar këtë si një kërkesë të kahershme dhe një nevojë konkrete për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ajo ka thënë se prania më e afërt institucionale e Shqipërisë në Luginë do të mundësonte komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe do të forconte lidhjen institucionale me Tiranën.

Edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka mbështetur këtë kërkesë, duke e cilësuar hapjen e konsullatës si një hap me rëndësi të veçantë politike dhe simbolike.

“Hapja e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc është një hap me rëndësi të veçantë politike dhe simbolike. Prania institucionale e Shqipërisë në Luginë është një dëshmi e vëmendjes së drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve dhe një mundësi për ta bërë edhe më të fortë lidhjen institucionale me Shqipërinë”, ka shkruar Kamberi.

Sipas tij, takimi në Tiranë duhet të jetë pjesë e një bashkërendimi të vazhdueshëm dhe të institucionalizuar ndërmjet Shqipërisë dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Mobi Casa

Kamberi ka theksuar se përballja me sfidat e vazhdueshme të shqiptarëve në këtë pjesë të Serbisë kërkon më shumë se solidaritet.

“Për sfidat tona të përhershme nevojitet jo vetëm solidaritet, por strategji, këmbëngulje dhe veprim konkret”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Sinani ka theksuar se kërkesa për hapjen e konsullatës është ngritur ndër vite, ndërsa ka kërkuar edhe rritjen e pranisë institucionale të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Luginën e Preshevës.

Ajo ka përmendur edhe vështirësitë që, sipas saj, janë paraqitur në realizimin e mbështetjes nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe pengesat e Serbisë në realizimin e disa prej këtyre nismave.

“Hapja e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc do të ishte shumë më tepër sesa hapja e një përfaqësie diplomatike. Do të ishte një prani konkrete e shtetit shqiptar pranë shqiptarëve të Luginës dhe një urë institucionale edhe më e afërt me ta”, ka shkruar Sinani.

Në fund, ajo ka theksuar se dialogu dhe takimet janë të rëndësishme, por sipas saj, nevojiten edhe hapa konkretë.

“Konsullata e Shqipërisë në Bujanoc do të ishte një hap i tillë”, ka përfunduar Sinani./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.