Uji Dea

“Na torturuan që në fillim” – Ali Ahmeti rrëfen arrestimin dhe ditët e burgut në vitin 1985

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ali Ahmeti, ka rrëfyer detaje nga arrestimi i tij në vitin 1985, duke kujtuar ndërhyrjen e forcave policore dhe trajtimin e të arrestuarve shqiptarë.

Në një intervistë me moderatorin Ermal Panduri për ciklin ”Dosjet” në Debat Plus, Ahmeti tha se ishte arrestuar gjatë një ndërhyrjeje të njësive speciale, ndërsa tentonte të bashkonte sërish grupin që ishte ndarë nga forcat policore.

Ai ka treguar se pas arrestimit, ai dhe të tjerë u mbajtën për rreth një javë në bodrumin e zjarrfikësve në një ambient me ujë. Sipas Ahmetit, shqetësimi më i madh për të ishte fakti se mes të arrestuarve kishte shumë të rinj, përfshirë gjimnazistë dhe vajza të reja.

Të arrestuarit u transferuan në burgun e Prishtinës, ndërsa Ahmeti ka thënë se u dërgua më vonë në Smrekonicë.

Ahmeti hap “Dosjen” e viteve ’80: Si organizoheshin shqiptarët nën syrin e UDB-së

I pyetur nga Panduri nëse i kujtohej se kush e kishte marrë në pyetje, Ahmeti përmendi Jakup Hotin, për të cilin tha se ishte personi që e kishte arrestuar dhe se ishte sjellë keq me të arrestuarit.

Eco Higjiena

“Na ka torturuar që në fillim”, deklaroi Ahmeti, duke rrëfyer edhe mënyrën se si ishin transportuar pas arrestimit.

Sipas kujtimit të tij, gjashtë persona ishin futur në një veturë të vogël tip “Fiço”. Ahmeti tha se ndaj tij nuk ishin përdorur të njëjtat forma dhune si ndaj disa prej të rinjve të arrestuar.

Ai përmendi edhe disa nga personat që, sipas kujtesës së tij, ishin arrestuar dhe trajtuar keq nga UDB-ashët, Faik Lama, Bashkim Kursani dhe Faik Nura.

Ahmeti pranoi se, për shkak se kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ngjarjet, nuk i kujton me saktësi të gjitha emrat dhe detajet.

“Unë po tregoj të vërteta. Po janë 40 e sa vite”, tha Ahmeti gjatë rrëfimit të tij./Tv Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.