Fundamenti

Meriton Korenica drejt largimit nga Cluji, ja çfarë po e detyron klubin ta shesë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Meriton Korenica pritet t’i japë fund aventurës së tij te Cluji në fillim të javës së ardhshme.

Mediumet e njohura rumune kanë raportuar të premten se klubi rumun pritet të ndahet me disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, në mesin e tyre edhe Korenica.

Përveç reprezentuesit kosovar, largimin pritet ta bëjë edhe Andrei Cordea, me të dy lojtarët që konsiderohen ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit.

Sipas raportimeve nga Rumania, arsyeja kryesore pas këtyre largimeve janë problemet e mëdha financiare me të cilat po përballet Cluji.

Uji Dea

Korenica, i cili luan në krah, mund të largohet për një shumë prej rreth 400 mijë eurosh.

29-vjeçari iu bashkua Clujit në vitin 2024, kur u transferua nga skuadra turke Manisa, dhe që atëherë ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit.

Në total, Korenica ka zhvilluar 107 paraqitje për Clujin, duke realizuar 26 gola dhe 16 asistime.

Nëse largimi konfirmohet, kosovari do ta mbyllë një periudhë të suksesshme në Rumani, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset në ditët në vijim./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.