Fundamenti

Gërxhaliu: Ekonomia përballon krizat, por jo lehtë edhe jostabilitetin institucional

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka ngritur shqetësimin për ndikimin që jostabiliteti institucional dhe pasiguria politike mund të kenë mbi ekonominë e Kosovës.

Gërxhaliu përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar se një ekonomi mund të përballojë sfida si inflacioni, kriza energjetike dhe presionet ndërkombëtare, por situata bëhet shumë më e vështirë kur këtyre u shtohet edhe mungesa e stabilitetit institucional dhe pasiguria politike.

Uji Dea

“Një ekonomi mund të përballojë edhe inflacionin, edhe krizën energjetike, edhe presionet ndërkombëtare, por e ka shumë më të vështirë kur këto shoqërohen me jostabilitet institucional dhe pasiguri politike”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, prioritet duhet të jetë krijimi i një klime në të cilën politika nuk e pengon zhvillimin ekonomik.Ai ka kërkuar stabilitet institucional, dialog politik dhe sundim të ligjit, si dhe përshpejtim të reformave. Në fokus, sipas tij, duhet të jetë edhe përdorimi më efikas i fondeve të Bashkimit Evropian dhe krijimi i kushteve më të favorshme për investimet vendore dhe të huaja.“Prandaj, prioritet duhet të jetë krijimi i një klime ku politika nuk e pengon ekonominë: stabilitet institucional, dialog politik, sundim i ligjit, përshpejtim i reformave, përdorim më efikas i fondeve të BE-së dhe krijimi i kushteve për investime vendore e të huaja”, ka shkruar Gërxhaliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.