Uji Dea

“Koka bo mirë që e paski hjek barin”: Komenti që i “preu” festën Alban Hysenit në 21-vjetorin e LVV-së në Gjilan

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në një postim ku Alban Hyseni përkujtoi 21-vjetorin e themelimit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, një komentues zgjodhi ironinë për të reaguar ndaj organizimit dhe pamjes së hapësirës ku u mbajt aktiviteti.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shënuar përmes një postimi në rrjetet sociale 21-vjetorin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, duke e cilësuar këtë datë si një moment të rëndësishëm të rrugëtimit politik të subjektit në këtë komunë.

Hyseni ka shkruar se qendra e Gjilanit ishte qendra e parë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e krijuar në nivel të Kosovës, ndërsa ka përmendur mbi dy dekada organizim, qëndresë dhe aktivitet politik.

Në aktivitetin përkujtimor, sipas Hysenit, morën pjesë kryetari i Lëvizjes dhe kryeministri Albin Kurti, deputetë, struktura të partisë dhe aktivistë.
“21 vjet rrugëtim, qëndresë dhe rritje!”, shkroi Hyseni në fillim të postimit të tij, duke falënderuar aktivistët e hershëm dhe të gjithë ata që, sipas tij, kanë kontribuar që Gjilani të mbetet një prej qendrave të rëndësishme të VETËVENDOSJE!-s.

Por, krahas urimeve dhe komenteve mbështetëse, postimi mori edhe reagime me tone ironike.

Një komentues, Arben Sylejman Musliu, iu drejtua Hysenit me një vërejtje për hapësirën ku ishte zhvilluar aktiviteti.

United Hospital

“Koka bo mir qe e pasni hjek barin ne oborr se ish bo si livadh…”, ka shkruar Musliu në koment.

Komenti, i cili duket se i referohet gjendjes së hapësirës së jashtme dhe mirëmbajtjes së saj, tërhoqi vëmendje për shkak të tonit thumbues, duke e zhvendosur për një moment fokusin nga përvjetori politik te gjendja e ambientit ku u zhvillua aktiviteti.
Në postimin e tij, Hyseni kishte shkruar se përvjetori u shënua përmes dy aktiviteteve: një mbledhjeje me qendrat dhe një kokteji të përbashkët me strukturat dhe aktivistët.

Ai e mbylli postimin me mesazhin: “Vazhdojmë, me punë e me VETËVENDOSJE!”

Ndërkohë, komenti i Musliut solli një tjetër dimension në diskutimin publik rreth postimit, duke treguar edhe një herë se në rrjetet sociale, përkrah mesazheve politike dhe përvjetorëve institucionalë, nuk mungojnë as reagimet kritike, ironike apo satirike të qytetarëve.

Përvjetori i Qendrës së LVV-së në Gjilan u shënua kështu jo vetëm me fjalime, takime dhe aktivitete festive, por edhe me komente që pasqyrojnë mënyrën se si qytetarët zgjedhin të reagojnë ndaj postimeve publike të zyrtarëve politikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.