FIDANISHTJA

Pacolli thotë se lobimi i tij në botë po i sjellë Kosovës anëtarësim në UNESCO

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-Presidenti dhe zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i cili gjatë mandatit të tij ka lobuar shumë për njohje të reja, ka thënë se atyre njohjeve që opinionistët dhe analistët e kritikonin, po ja sjellin Kosovës, anëtarësimin në UNESCO. Pacolli në një postim në Facebook ka shprehur edhe shqetësimin për mungesë të angazhimit diplomatik për sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Pacolli:

Ja pse njohjet dhe angazhimi lobues janë me rëndësi

Të dashur miq,

Kosova është në rrugë të mirë për të shënuar edhe një sukses në procesin e fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë. Sponsorizuesit kryesor të pranimit të Kosovës në UNESCO, krahas miqve tanë të mëdhenjë, SHBA dhe vendeve mike të BE, ishin edhe shumë vende nga të gjitha kontinentet e botës, në të cilat për një kohë të gjatë kam zhvilluar aktivitet të ngjeshur diplomatik. Me shumë prej tyre edhe kam arritur suksesin e njohjes dhe vendosjes së mardhënieve diplomatike.

Shumë nga oponentët e mi politik më kritikonin për këtë angazhim.

Më kritikonin edhe opinionistë dhe analistë të ndryshëm.

ARKATANA

Përveq se më kritikonin, shpeshherë kishte edhe tendenca ta minimizonin këtë angazhim timin, madje duke ironizuar me Afrikën dhe njohjet që vinin nga ky kontinent.

Ky angazhim, përveç lodhjes së madhe fizike dhe psiqike, (Serbia në anën tjetër me çdo kusht angazhohej kundër këtij aktiviteti) barte edhe kosto të madhe financiare të cilën normalisht e paguaja nga fondet e mia personale.

Dhe ja ku vijnë frytet.

Me këtë rast unë nuk dua ta minimizoj angazhimin e askujt.

I përgëzoj të gjithë ata që japin kontributin e tyre për shtetin.

Në të njejtën kohë shpreh shqetësimin tim për mungesën totale të angazhimit diplomatik për sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën. Fundja ja, tani dita ditës po shihet se sa të rëndesishme janë këto njohje, ndërsa në të ardhmen na presin sfida edhe me të mëdha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.