Hetemaj supergol kundër Juves
Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj, ka arritur t’i shënojë gol kampionit të Italisë, Juventus.
Në ndeshjen e xhiros së tretë në Serie A, Chievo krijoi epërsi si mysafir i Zonjës së Vjetër, ndërsa realizues ishte lojtari shqiptar.
28-vjeçari me një goditje të fortë nga jashtë zone ia bërë të pamundur intervenimin Gianluigi Buffonit. /Telegrafi/


