Policia ndalon një automjet me dru pa dokumentacion në Viti, masa drunore konfiskohet
Viti – Policia ka ndaluar një automjet “Pick-up” që transportonte dru pa dokumentacionin përkatës, gjatë një patrullimi në lagjen e Shushëve në Viti.
Rasti është evidentuar më 17 gusht 2026, rreth orës 18:30, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin me targa vendore, i cili drejtohej nga një person i dyshuar. Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një sasi drush, për të cilën drejtuesi nuk posedonte dokumentet e nevojshme që dëshmojnë transportin e rregullt të masës drunore.
Pas konsultimit me prokurorin, masa drunore është konfiskuar dhe është dërguar në Agjencinë Pyjore për procedurat e mëtejshme.
I dyshuari është liruar dhe rasti, sipas Policisë, do të procedohet në përputhje me procedurat e rregullta ligjore./rajonipress/


