FIDANISHTJA

Ligjërimi metaforik

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Violeta Allmuça, shkrimtare – Anton Marku sjell ndjeshmëri për lexuesin, atmosferën e kohës, vizionin dhe vetëdijen krijuese artistike me një gjuhë të njëmedtë poetike. Nëpërmjet figurave letrare si metaforën dhe krahasimin autori strukturon shprehjen artistike në përputhjen kuptimore të fjalës me realitetin jetësor.

Dimensionet e reja estetike, përveçse sjellin motive nga jeta, na shpalosin botën e brendshme e të jashtme emocionale në poetizimin natyrshëm të vargjeve sa lirike po aq edhe bashkëkohore.

Pas disa librave me poezi, së fundi vëllimi “Hija e shiut” dëshmon një rritje poetike më të pjekur, që më shumë frymëzohet brenda qenies së tij njerëzore dhe poetike. Është vizioni i autorit ku gjejmë pikënisjen, idetë, imagjinatën dhe perceptimin që shpërthen fuqishëm përmes strukturës poetike.

Përsiatjet e poetit në botën e vargjeve shpërthejnë në lirika të ndjeshme si dekor i kohës dhe hapësirës.

Poezia e Anton Markut ka një vitalitet që të bën ta lexosh poezinë e tij. Ja çfarë shkruan në poezinë:

E DIEL

Provova dikur
Vitet që jetova
T`i vendosja në kornizë

Qoftë ditë me diell
Kurdo që të shkëputem
Nga libri i jetës

United Hospital

Qoftë e diel

Me mjeshtëri në këto vargje poeti pasqyron botën e tij, pikërisht mëdyshjet, duke e ngulitur veten në fuqinë, ndjenjën e thellë dhe harmoninë shpirtërore. Vetvetja e autorit shkrihet nëpërmjet metaforës, “libri i jetës” me zërin, ritmin e përditshmërisë, gjuhës së pasur brenda fjalës poetike dhe krijimit të metaforës ku edhe stili në tërësi është metaforik.

Mbi të gjitha poezia e tij përjetohet si poezi bashkëkohore. Në kontekst të këtij vëllimi me poezi po ashtu autori i qaset vendlindjes nën peshën e mallit, rrënjëve dhe mjegullimit të botës. Të lexojmë edhe disa vargje të poezisë:

JETO

Mos hiq dorë
nga ditët e tua
ende të pandodhura

Para këmbëve të mëngjesit
hidh nga një grusht dritë

Metafora, “këmbëve të mëngjesit” është një metaforë e veçantë që të befason! I jep ngjyrë fjalës poetike, ligjërimit metaforik dhe mendimit letrar.

I pasur me një përvojë poetike ai vjen duke e begatuar poezinë shqipe me artin e fjalës së gjuhës së pasur shqipe. Edhe pse i përkthyer në dhjetë gjuhë të huaja, ai mbetet i lidhur shpirtërisht me atdheun e tij të përhershëm, Kosovën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.