ARKATANA

Kosova pa institucione, qytetarët me fatura gjithnjë e më të larta

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kosova po rrëshqet sërish në një spirale të frikshme shtrenjtimesh, duke lënë pas iluzionin dy-mujor të një stabilizimi të përkohshëm.

Sipas shifrave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit shënoi kërcim prej 0,6% vetëm gjatë muajit korrik, duke e çuar normën vjetore të inflacionit në 6,5%.

Kthesa e menjëhershme ndërpreu prirjen rënëse që u pa gjatë majit (6,8%) dhe qershorit (6,0%), pas kulmit prej 7,5% në prill. Në vend të lehtësimit, korriku riktheu barrën e rëndë të kostos së jetesës për çdo familje në vend.

Inflacioni në Kosovë · Korrik 2026

Rikthehet inflacioni
Norma vjetore e inflacionit u ngrit në 6,5%, pas rënies në 6,0% gjatë qershorit.

Prill 7,5%→Maj 6,8%→Qershor 6,0%→Korrik 6,5% ↑

Kategoria Mujor Vjetor
Inflacioni totalIHÇK, korrik 2026 +0,6% +6,5%
Transporti +4,3% +17,8%
Karburante & lubrifikantëPër automjete +7,0% +25,0%
Dizel 1,47 € → 1,58 € +28,5%*
Benzinë — +14,4%*
Ushqime & pije joalkoolike32,8% e shportës −1,0% +2,7%
Strehim, ujë, energji & lëndë djegëse 0,0% +11,1%
Restorante & akomodim +1,0% +5,3%
Shëndetësi −0,1% +4,0%
Kujdes personal — +3,7%
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), IHÇK – korrik 2026. *Ndryshimi i çmimit mesatar të produktit, jo nënindeksi zyrtar.

Karburantet dhe transporti në kulm
Goditjen më të rëndë e morën derivatet:

Karburantet dhe lubrifikantët u shtrenjtuan me plot 25% brenda një viti (dhe 7% vetëm nga qershori në korrik).

Nafta (dizel), e cila në korrikun e kaluar tregtohej mesatarisht me 1,23 € për litër, këtë korrik ka arritur në 1,58 € (nga 1,47 € që ishte në qershor). Për një rezervuar standard prej 50 litrash, qytetarët tashmë paguajnë rreth 17,5 euro më shumë për çdo mbushje.

Benzina u ngjit nga 1,25 € në 1,43 € për litër.

FIDANISHTJA

Tarifat e shërbimeve të udhëtimit të pasagjerëve janë fryrë me 43,1%, transporti rrugor me 15,6%, ndërsa ai ajror ka shënuar një kërcim prej 87,7% — i ndikuar nga fluksi sezonal i mërgatës, por gjithsesi një faktor rëndues në shportën e përgjithshme, shkruan Nacionale.

Nga energjia te tryeza e bukës
Edhe pse artikujt ushqimorë shënuan rënie të lehtë mujore prej 1%, në krahasim me vitin e kaluar ata mbeten 2,7% më të shtrenjtë.

Mishi është shtrenjtuar me 9,1% (një kilogram mish gjedhi pa eshtra ka kërcyer nga 10,78 € në 12,04 €).

Drithërat dhe nënproduktet e tyre janë rritur me 1,3%.

Përtej ushqimit, faturat themelore të jetesës vazhdojnë të gërryejnë të ardhurat:

Strehimi, uji, energjia elektrike dhe lëndët djegëse janë 11,1% më të shtrenjta krahasuar me korrikun e kaluar.

Shërbimet hoteliere dhe restorantet u rritën me 5,3%, shëndetësia me 4%, kurse përkujdesi personal me 3,7%.

Në terma konkretë, indeksi i përgjithshëm i çmimeve nga 102,2 pikë në dhjetor arriti në 106,7 pikë në korrik. Një shportë e njëjtë konsumi që në fundvit kushtonte 1.000 euro, sot kërkon minimalisht 1.044 euro.

Kjo goditje e re e çmimeve po ndodh në kohën kur vendi ndodhet në amulli të plotë institucionale. Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit vazhdon të jetë i pakonstituuar, ndonëse afati kushtetues 30-ditor skadoi më 7 gusht.

Opozita e ka akuzuar ashpër Vetëvendosjen për uzurpim dhe bllokadë të institucioneve, ndërsa administrata e Kuvendit as nuk ka bërë përgatitje për seancë pa marrë urdhër politik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.