UBT

Isa Mustafa: Pse LDK duhet ta sjellë qeverinë e VV-së në 80 vota?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një deklarim për IndeksOnline, Mustafa ka thënë se oferta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk ka qenë shqetësimi i tij kryesor.

Sipas tij, brenga qëndron te gatishmëria e LDK-së për të kontribuar që qeveria e VV-së të sigurojë 80 vota në Kuvend.

ARKATANA

“Më së paku më ka interesuar oferta e Kurtit. Ajo çfarë më ka brengosë ishte dhe është, pse LDK duhet të angazhohet për ta sjellë qeverinë e VV-së në 80 vota, ashtu siç po shprehen?!”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për ruajtjen e identitetit politik të LDK-së, duke theksuar se partia e tij është e pozicionuar në qendrën e djathtë dhe pjesë e Partisë Popullore Evropiane (EPP).“Si pranon LDK të humb identitetin e saj ideologjik të qendrës së djathtë (dhe të EPP) për të qeverisur me një parti e cila në çfarëdo varianti do të kishte 3/4 e qeverisë dhe kryeministrin me politika të dëshmuara të majta: skema sociale, shtesa për fëmijë, pako mbështetëse”, është shprehur ai.

Mustafa ka vënë në pikëpyetje edhe efektin që, sipas tij, do ta kishte një qeverisje e tillë për vendin. “Për çfarë do t’i shërbente Kosovës një pushtet i tillë qeverisës me dy të tretat?”, ka pyetur ish-kreu i LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.