ARKATANA

Kuvendi mbetet në ngërç, Kurti dhe opozita nuk pajtohen për hapin e parë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ngërçi politik në Kosovë vazhdon edhe pas zhvillimeve të fundit në Kuvend. Palët politike mbeten larg një marrëveshjeje për hapat që do ta zhbllokonin situatën, ndërsa përplasjet rreth rendit të prioriteteve po e shtyjnë përpara krizën institucionale.

Pa sinjale për pajtueshmëri se cili duhet të jetë hapi i parë për ta nxjerrë vendin nga ngërçi institucional, kaloj edhe kjo e premte.

Në horizont mbetet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por pa një dakordim paraprak për funksionalizimin e institucioneve. Ndërkohë, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare. Por, PDK dhe Aleanca, thanë se pa e kthyer procesin e formimit të institucioneve në binarët kushtetues, Kurti nuk ka kredibilitet të hapë tema madhore shtetërore.

Pa sinjale për pajtueshmëri se cili duhet të jetë hapi i parë për ta nxjerrë vendin nga ngërçi institucional, kaloj edhe kjo e premte.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Vushtrria ka përsëritur kërkesën ndaj partive të tjera shqiptare për të gjetur bashkërisht një figurë unifikuese për president.

Kurti ka komentuar edhe qëndrimin e LDK-së, e cila mbrëmë bëri të qartë se do të qëndrojë në opozitë, por se është e gatshme të diskutojë për një emër konsensual për kreun e shtetit.

Kush do të jetë presidenti i ri? Kurti kërkon takim me liderët

ARKATANA

Kurti ka folur edhe për detaje nga diskutimet e zhvilluara me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ofertën për bashkëqeverisje.

Por, PDK-ja dhe Aleanca, të cilat prej kohësh kanë refuzuar kërkesat e LVV-së për bashkëpunim, nga holli i Kuvendit thanë se pa e kthyer procesin e formimit të institucioneve në binarët kushtetues, Kurti nuk ka kredibilitet të hapë tema madhore shtetërore.

Pak para këtyre deklarimeve, deputetët e PDK-së dhe Aleancës u paraqitën në sallën plenare, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, edhe pse kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk iu përgjigj kërkesës së tyre për vazhdimin e seancës së ndërprerë më 6 gusht.

Nga salla plenare, ata kërkuan vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Më pas, në një takim të grupit parlamentar në Kuvend u mblodhën edhe deputetët e LDK-së.

Jehona Lushaku-Sadriu tha se partia e saj e ka bërë të qartë qëndrimin dhe se tani pret fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, e më pas zhvillimin e një procesi për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Me seancën e 6 gushtit, që mbeti e papërfunduar dhe pa një datë të re për vazhdimin e saj, zgjidhja e krizës institucionale nuk ka një afat të qartë kohor./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.