Fundamenti

Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, “freskimin” me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, sërish tha se deputetët e partive opozitare “nuk e dinë se çfarë duan”, ndërsa tha se po e bëjnë opozitën pa kauzë.

Ajo foli sot për përplasjet që i pati me disa deputetë të PDK’së e AAK’së në Kuvend.

“E kuptoj që ka zhurmë dhe ka të tillë që nuk e duan zgjidhjen, por që nuk e dinë se çfarë duan”, tha Gërvalla pasi mori pjesë në një ngjarje bashkë me shefin e saj, Albin Kurti.

Ajo më pas foli edhe për gjuajtjen me ujë.

“Për fat të mirë ishte edhe nxehtë, pra freskimi me ujë nuk është që ishte ndonjë dëm shumë i madh”.

Fundamenti

“Politika bëhet me mjete të ndryshme. Është e rëndësishme që të mos e humbasim arsyen në asnjërën prej aksioneve tona. Por, me zgjedhjen e mjeteve duhet ta dimë se për çka po i zgjedhim ato mjete. Në bazë të secilit secilin veprim jashtë Parlamentit duhet të jemi të sigurt se cilës kauzë po i shërbejmë. Veprimet e tilla pa kauzë tregojnë çoroditje të jashtëzakonshme. Unë u mundova edhe atë ditë brenda sallës në një situatë jashtëzakonisht të zhurmshme u mundova që të kontribuojë që t’ju them se zgjidhja gjendet në tavolinë”, deklaroi Gërvalla.

Deputetët e PDK’së e AAK’së kërkuan nga Vetëvendosje që ta thërrasë seancën konstituive dhe akuzuan atë për shkelje të Kushtetutës pasi konstituimi i Kuvendit s’u bë brenda afatit kushtetues meqë Kurti kërkoi “kohë shtesë”.

Moskonstituimin në kohë Gërvalla e arsyetoi duke thënë se këtë herë “kanë vendosur” që të flasin me opozitën paraprakisht.

“E kemi bërë të qartë që përpiqemi të bëjmë një marrëveshje sepse e kaluara na ka mësuar se kur po i bëjmë hapat paraprakisht atëherë opozita po na thotë që ju tash i keni kryer, çka po doni me neve. Këtë herë e kemi vendosur që ta dëgjojmë shqetësimin e opozitës dhe të merremi vesh për të gjitha në fillim me qëllim që të mos kemi bllokada të mëtejshme”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.