United Hospital

Mbi 1,700 gjoba për shkelje në trafik në rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Rajonale e Gjilanit ka intensifikuar aktivitetet në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, duke shqiptuar gjithsej 1,737 gjoba gjatë periudhës nga 7 korriku deri më 13 gusht 2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, aktivitetet janë zhvilluar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, me fokus në zbatimin e rregullave të komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kanë hetuar 27 aksidente trafiku me dëme materiale, si dhe 24 aksidente me persona të lënduar.

Në kuadër të kontrolleve dhe masave të ndërmarra, Policia ka shqiptuar edhe 8 gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës, ndërsa 35 drejtues automjetesh janë gjobitur për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Kontrollet janë fokusuar edhe te drejtuesit e motoçikletave. Për shkelje të rregullave të trafikut janë shqiptuar 73 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

UBT

Ndërkohë, ndaj 54 drejtuesve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

Në veçanti, Policia ka kërkuar nga drejtuesit që të mos përdorin telefonat celularë apo pajisje të tjera që mund të shpërqendrojnë vëmendjen gjatë vozitjes, duke theksuar se përdorimi i telefonit në trafik rrit ndjeshëm rrezikun për përfshirje në aksidente dhe cenon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

“Respektoni rregullat e trafikut, shmangni përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe kontribuoni në ruajtjen e jetës dhe sigurisë në rrugë”, është apeli i Policisë Rajonale të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.