United Hospital

Arifi: Piskamat e Kurtit nuk janë për shtet, por për pushtet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Anëtari i kryesisë së Aleancës, Avni Arifi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për situatën e krijuar në vend pas krizës politike.

Në Klan Kosovës, ai ka thënë se krejt qasja e Kurtit e ka si synim vetëm pushtetin, e aspak interesin e shtetit dhe të qytetarëve.

“Piskamat e Albin Kurtit nuk janë për shtet, por për pushtet.”, ka thënë Arifi.

Ai ka kritikuar ashpër moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se vendi është buzë anarkisë.

United Hospital

“Kurrë nuk mundesh me dashtë një popull, një shtet, nëse nuk e respekton Kushtetutën e atij shteti. Kur e kemi bërë këtë Kushtetutë secilit i garantohen të drejtat. Kjo Kushtetutë nuk lejon diktaturë. Nuk lejon sundimtarë. Dhe, kjo Kushtetutë ka thënë se për president duhen 80 deputetë. Ne jemi në një situatë ku jemi buzë anarkisë. Dhe këtë nuk ia ka pas borxh Kosovës, Albin Kurti.”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë se votat e Aleancës do të jenë të gatshme, nëse merren parasysh kërkesat e saj, që sipas tij, nuk janë as për pushtet e hise në qeverisje, por për të mirën e qytetarëve.

“Në Kosovën e pasluftës askush nuk e ka bërë veprimin e Aleancës. Këto qëndrime as nuk janë ultimatum, as nuk janë kërkesë për hise në pushtet, por janë kërkesa të qytetarëve të Kosovës. Tash po dërgon mesazhe dhe brenda natës po thotë që Aleanca është parti e respektuar.”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.