Ujë DEA – Freskia që na bashkon
Gjilan – Freskia që na bashkon? DEA. Në çdo ditë të nxehtë, në çdo tryezë familjare, në çdo udhëtim apo çast pushimi, freskia merr një tjetër kuptim kur ndahet me njerëzit që duam. Ujë DEA sjell pikërisht atë ndjesinë e pastërtisë dhe freskisë që shoqëron momentet tona më të bukura.
Një freski e lehtë, e natyrshme dhe e përshtatshme për çdo moment të ditës.
Sepse uji nuk është vetëm nevojë – është pjesë e jetës, e mirëqenies dhe e çdo momenti që duam ta përjetojmë me kënaqësi.
Kur freskia na bashkon, zgjedhja është DEA.
Ujë DEA – Freskia që fillon nga burimi
Ka ujëra që thjesht shuajnë etjen, por ka edhe ujëra që ndërtojnë besim. Për më shumë se dy dekada, Uji DEA ka qenë pjesë e përditshmërisë së mijëra familjeve në Kosovë, duke e kthyer pastërtinë e burimit në një standard të qëndrueshëm cilësie.
Nga malet e Zhegocit, aty ku natyra ruan pastërtinë e saj, deri te fabrika moderne e prodhimit në Gjilan, rrugëtimi i çdo pike DEA është një kombinim i natyrës së pastër dhe teknologjisë së avancuar. Procesi i automatizuar i prodhimit, me teknologji gjermane dhe pa kontakt njerëzor, garanton që uji ta ruajë pastërtinë dhe sigurinë e burimit deri në shishen që arrin te konsumatori.
Cilësia e Ujit DEA mbështetet edhe në standarde ndërkombëtare, përmes certifikimeve ISO 22000 dhe HACCP, duke dëshmuar përkushtimin ndaj sigurisë ushqimore, higjienës dhe kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë.
Por besimi nuk njeh kufij. DEA është furnizues zyrtar i bazave të KFOR-it dhe Ushtrisë Amerikane (US ARMY) në Evropë dhe Afrikë – një përgjegjësi që e vendos cilësinë dhe sigurinë e këtij produkti përballë kërkesave të standardeve rigoroze ndërkombëtare.
Në punë, në sport, gjatë udhëtimit, në pushime apo thjesht në një ditë të zakonshme vere, DEA është aty për t’ju shoqëruar me freskinë e saj natyrale.
Sepse kur temperaturat rriten, freskia nuk është vetëm një ndjesi – është një zgjedhje.
Qëndro i fokusum. Qëndro i freskum.
Ujë DEA – freskia e vërtetë fillon nga burimi i pastër./rajonipress/


