HW

Bilbil i bukur

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Arif Ejupi – Kushtuar fëmijëve të diasporës, të cilët, gjatë pushimeve verore, rikthehen në vendlindje për të përjetuar nga afër bukurinë, traditat dhe ngrohtësinë e saj.

Bilbil i bukur, bilbil,
me ato flatra të verdha,
gëzueshëm e hareshëm,
me ty fillon pranvera.

Me zërin tënd të ëmbël
i kënaq vogëlushët
dhe i shoqëron barinjtë
në bjeshkë e stane,
që i bien fyellit
e hedhin valle.

Bilbil, me shtatin sa grima,
je më i shpejtë se vetëtima.
Herë shfaqesh në blinaja,
herë në livadhe e ograja.

Zëri yt tërheqës është
mjaltë për zemrën
e kënaqësi për veshët.

Hidromorava

Bilbil i bukur, bilbil,
me flatra të verdha,
lajmëruesi i parë
që erdhi pranvera.

Edhe fëmijët në mërgim të duan
e të presin me gëzim.

Këngën tënde, nga mëngjesi
e deri në mbrëmje,
e dëgjojnë me dashuri e ëndje.

Madje, i luten Zotit
që t’ua bëjë dhuratë
zërin tënd të bukur e të ëmbël.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.