UBT

Pensionistët, të mashtruar nga Qeveria

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Qeveria e Kosovës ka dështuar të përmbushë Ligjin për skemat pensionale për të gjitha kategoritë, që ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti.

Mungesa e buxhetit dhe nxjerrja e akteve nënligjore kanë qenë dy arsyet që ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u pati thënë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për moszbatim të këtij ligji.

Hartimi i akteve nënligjore, sipas përfaqësuesve të pensionistëve, ka përfunduar, ndërkohë që buxheti për zbatimin e Ligjit nuk është paraparë në Ligjin për rishikimin e buxhetit për këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes së Pensionisteve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka thënë se të hënën e javës së ardhshme kanë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, ku sipas tij do të vendoset për procedimin e Udhëzimit Administrativ në Qeverinë e Kosovës. Kajtazi ka thënë se buxheti për zbatim nuk është siguruar ende, por shpreson se ai do të sigurohet dhe Ligji do të nisë zbatimin.

http://koha.net/?id=27&l=74690

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.