ARKATANA

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona dhe ngrit dy aktakuza brenda 24 orëve

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë masa ndaj dy personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur edhe dy aktakuza ndaj dy personave të tjerë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, një person është ndaluar me dyshimin për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa një tjetër është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

ARKATANA

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza. Njëra është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Mospërfillje e gjykatës”, ndërsa aktakuza tjetër ndaj një personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

Rastet janë duke u trajtuar në procedurat përkatëse ligjore, ndërsa për personat e dyshuar vlen parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.