United Hospital

“Hidromorava” intensifikon shkyçjet nga rrjeti: Në fokus konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – KRU “Hidromorava” SH.A. ka vijuar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara, me mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Përmes një njoftimi, kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të rregullojnë sa më parë obligimet e tyre financiare, duke paralajmëruar se mospagesa mund të çojë edhe në procedura përmbarimore.

Sipas “Hidromoravës”, konsumatorët kanë mundësi të shmangin shkyçjen duke shlyer borxhin e akumuluar ose duke lidhur marrëveshje për riprogramimin e pagesës.

HW

Kompania ka apeluar te konsumatorët që të paraqiten në zyrat e saj për të rregulluar obligimet dhe për të shmangur pasojat që mund të rrjedhin nga faturat e papaguara.

“Pagesa e ujit është obligim – mosrregullimi i saj sjell pasoja direkte”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidromorava” SH.A., e cila ka paralajmëruar se aksioni i shkyçjeve do të vazhdojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.