HW

Tranzicioni nga KFOR-i te Policia e Kosovës, Ibishi: Situata e sigurisë është nën kontroll

/ 5 minuta lexim
HW

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka konsideruar të arsyeshëm tranzicionin gradual të përgjegjësive të sigurisë nga KFOR-i te Policia e Kosovës në Urën e Ibrit dhe në Manastirin e Deçanit, pas përmirësimit të situatës së sigurisë në vend.

Ibishi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Policia e Kosovës ka dëshmuar se i ka në kontroll situatën dhe se nuk ka më arsye që Ura e Ibrit të mbetet nën një prani të tillë të KFOR-it.

“Kjo ka qenë edhe më herët një plan i tranzicionit të kompetencave edhe për urën e Ibrit edhe manastirin e Deçanit. Edhe pse më herët bënte Policia e Kosovës me shumë përgjegjësi edhe me kompetencë, po kryen do të thotë detyrat e sigurimit të trashëgimisë fetare të kishës ortodokse serbe në Kosovë. Edhe, normal, këtë rast po flasim për manastirin e Deçanit, që shpejtë do të kalon në sigurim, në një formë të tranzicionit. Edhe për urën e Ibrit, që ka qenë më tepër them kështu një më tepër politike, e ekstremistëve serbë dhe normal politikës së Vuçiqit, që ta mban në presion Kosovën. Po tashmë nuk ka më arsye, ngase, ne, pra Policia e Kosovës, pra me gjitha kompetencat e veta, po mban rendin dhe sigurinë publike, por edhe të kufirit, edhe të pjesës së Ujmanit. Dhe kjo tregon që, edhe me hapjen e urave të reja, është totalisht e paarsyeshme që kjo, sikur “kalë i Trojës” të qëndrojë në mes ndarjes së një qyteti në dy pjesë, edhe mendoj që ka ardhur koha edhe, sigurisht, pas vlerësimit të KFOR-it, pra, të gjendjes së sigurisë, që po zhvillon kapacitetet, po njëkohësisht edhe kalimi i kompetencave graduale”, tha ai.

Sipas tij, edhe në rastin e Manastirit të Deçanit ekzistojnë kushtet për një tranzicion të përgjegjësive te Policia e Kosovës.

“Ndërsa, pjesa e manastirit të Deçanit, kjo tregon pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rreth asaj tokës, tani nuk ekziston asnjë arsye që mos të ketë, pra, një tranzicion të detyrave edhe të marrjes së kompetencave në kuptim të lëvizjes së lirë, të asaj pjese rruge, por edhe të shfrytëzimit të pronave. Pra, ka qenë një formë me sisteme të post blloqeve, një relaksim edhe i lëvizjes së lirë, po njëkohësisht edhe marrjes së kompetencës nga Policia e Kosovës”, tha Ibishi për Ekonomia Online.

Ai ka vlerësuar se veprimet e Policisë së Kosovës kanë ndikuar në bindjen e faktorit ndërkombëtar se situata e sigurisë është nën kontroll.

Uji Dea

“Po, mendoj ato kanë munguar çdo herë, por vetë veprimet e autoriteteve të Kosovës, në veçanti i policisë së Kosovës, me marrjen e detyrave dhe përgjegjësive, po zbatimit të tyre në përpikëri në një formë e kanë bindur edhe faktorin ndërkombëtar po flas çdo herë në, sferën e sigurisë. Po edhe prej rastit të aktit terrorist, pra të shtatorit të vitit 2023, grupit terrorist të Radoiçiqit, ka treguar që Policia e Kosovës mbizotëron me situatën, e ka situatën në kontroll. Mirëpo kanë munguar deklaratat edhe të Bashkimit Evropian edhe të faktorëve ndërkombëtarë në Kombe të Bashkuara ku po mbahen në Këshillin e Sigurimit, nuk po flitet për të arriturat reale të sigurisë në këtë pjesë. Por, këtë e vlerëson jashtëzakonisht mirë KFOR-i, duke thënë se situata e sigurisë është shumë më e mirë, shumë e qëndrueshme, edhe kjo është një realitet i ri për Kosovën që tregon tranzicionin apo marrjes së kompetencave graduale për sigurimin edhe të urës së Ibrit, edhe tjetra është, edhe marrja, e shumë me rëndësi, edhe e sigurimit të manastirit të Deçanit”, tha ai.

KFOR-i të hënën ka konfirmuar se përkujdesja për sigurinë e Urës mbi Ibër dhe në Manastirin e Deçanit do të bartet gradualisht te Policia e Kosovës.

KFOR-i bëri të ditur se ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së tij nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e lidhur këtë vendim me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

“Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga ura kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Më tej, KFOR-i ka bërë të ditur se procesi do të jetë gradual dhe do të zhvillohet në varësi të kushteve të sigurisë, në koordinim me institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.KFOR-i ka theksuar se procesi po koordinohet edhe me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe.

“Ky proces do të jetë gradual dhe i bazuar në kushtet e sigurisë, dhe po koordinohet ngushtë me një sërë aktorësh, përfshirë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe institucionet në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.