United Hospital

Përfundon me sukses fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Procesi i korrje-shirjeve ka filluar më 11 korrik 2026 me korrjen e sipërfaqeve të mbjella me elb, ndërsa nga 14 korriku ka filluar korrja e grurit. Në fazën e fundit është realizuar edhe korrja e sipërfaqeve të mbjella me tërshërë.

Fushata ka përfunduar më 9 gusht 2026. Gjatë këtij viti, në Komunën e Kamenicës janë korrur gjithsej 1,470 hektarë, prej të cilave:
1,250 hektarë grurë, me rendiment mesatar rreth 4,000 kg/ha;
70 hektarë elb, me rendiment mesatar rreth 3,500 kg/ha;
100 hektarë tërshërë, me rendiment mesatar rreth 2,300 kg/ha;
50 hektarë tritikale.
E gjithë sipërfaqja e korrur i përket sektorit privat.

Sipas të dhënave nga terreni, rendimentet e sivjetme kanë qenë pak më të mira krahasuar me vitin e kaluar. Në disa ngastra janë evidentuar rendimente mbi 4,000 kg/ha, të cilat kanë varur, ndër të tjera, nga përgatitja dhe mirëmbajtja e tokës nga fermerët.

Në procesin e korrje-shirjeve këtë vit kanë qenë të angazhuara 29 autokombajna.
Fushata e korrje-shirjeve është zhvilluar në bazë të programit dhe planifikimit të hartuar nga DBPZHR, si dhe në përputhje me Rregulloren Komunale për Korrje-Shirje.

HW

Komisioni përkatës ka realizuar kontrollimin teknik të autokombajnave në terren dhe i ka pajisur operatorët me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve minimale teknike, si dhe me njoftimet për procedurat e korrje-shirjeve dhe masat për mbrojtje nga zjarri.

Gjatë gjithë fushatës, Komisioni ka përcjellë nga afër zhvillimin e procesit në terren, duke u fokusuar në respektimin e rregullave dhe rendit të korrjes, si dhe në cilësinë e korrjes, me qëllim të minimizimit të humbjeve të drithit.

Komuna e Kamenicës vlerëson se fushata e korrje-shirjeve për vitin 2026 është zhvilluar me sukses dhe në nivel të kënaqshëm.

Gjatë gjithë procesit nuk është pranuar asnjë ankesë nga fermerët apo kombajnerët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.