GIZ modernizon ujitjen në parkun e qytetit
Gjilan – Investimi i GIZ ka bërë të mundur që parku i qytetit tash e tutje të ujitet në mënyrë moderne dhe profesionale. Naser Korça drejtor në shërbimet publike thotë se ky investim është mundësuar nga komuna e Gjilanit e cila është edhe fituese e projektit “Skema Beacon”.
Parku i qytetit tash e tutje do të ujitet në mënyrë profesionale dhe moderne. Nga projekti “Skema Beacon” parku tani duket krejt ndryshe.
Naser Korça drejtor në shërbimet publike tha se “Eco – Higjiena” është punëkryese, GIZ është investitore e projektit, ndërsa Komuna e Gjilanit konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike Infrastrukturë dhe Banim është fituese e projektit “Skema Beacon”./rajonipress/


