HW

Kryesia e PDK-së: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku njoftojnë se kanë “diskutuar për situatën e rëndë institucionale dhe politike në vend, të krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit dhe vazhdimit të bllokadës institucionale nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Kryesia e PDK-së ka vlerësuar se Kosova ndodhet përballë një krize të thellë kushtetuese dhe institucionale, e cila nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje e zakonshme politike.

Shpërfillja e Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rregullores së Kuvendit dhe afateve detyruese, sipas PDK-së, përbën cenim serioz të funksionimit demokratik dhe institucional të shtetit.

“Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit. Kur shpërfillen Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja e Kuvendit dhe afatet detyruese, nuk kemi më të bëjmë me një mosmarrëveshje të zakonshme politike. Po goditet vetë rendi mbi të cilin qëndron shteti ynë”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza ka theksuar se fillimisht është refuzuar përmbushja e detyrimit për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tash, edhe pas përfundimit të këtij afati, po vazhdon mosrespektimi i procedurave dhe detyrimeve institucionale.

“Nuk mund të sillemi sikur kemi normalitet. Nuk ka normalitet”, ka thënë Hamza.

Kryesia e PDK-së ka vlerësuar se pushteti aktual po e zëvendëson funksionimin normal të institucioneve me arbitraritet institucional, duke i zbatuar rregullat vetëm atëherë kur ato i përshtaten interesit politik të tyre.

HW

“Kushtetuta nuk është opsionale. Institucionet nuk mund të funksionojnë sipas vullnetit të një partie. Kushtetuta përcakton rregullat e ushtrimit të pushtetit, garanton ndarjen dhe balancimin e tij dhe mbron rendin demokratik. Ndërsa në Kosovë pushteti po e pezullon Kushtetutën për nevojat e veta politike”, u tha në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së.

PDK-ja konsideron se interesi i shtetit, Kushtetuta dhe funksionimi i institucioneve duhet të jenë mbi çdo interes partiak dhe individual.

“Kjo nuk është betejë për interesin e PDK-së dhe as konflikt mes dy partive. Kjo është çështje e mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kushtetutës dhe institucioneve të saj”, ka deklaruar Hamza.

“Partia Demokratike e Kosovës do t’i mobilizojë strukturat e saj në çdo komunë të Kosovës, në çdo degë dhe nëndegë, në çdo nivel të organizimit partiak dhe qytetar për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe funksionimit institucional”, thuhet në reagim.

“PDK-ja do të ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore, politike dhe demokratike, me qëllim kundërshtimin e degradimit të mëtejshëm të institucioneve dhe mbrojtjen e rendit kushtetues”, vijon reagimi.

Sipas PDK-së, “këto veprime do të shoqërohen edhe me konsultime dhe koordinim me subjektet politike, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, që besojnë se shteti dhe Kushtetuta janë mbi çdo parti dhe mbi çdo individ”.

“Partia Demokratike e Kosovës, si parti shtet-formuese, e konsideron përgjegjësi politike dhe qytetare që të reagojë ndaj çdo përpjekjeje për normalizimin e shkeljes së rregullave kushtetuese dhe institucionale”, përfundon reagimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.