Fundamenti

STVV-ja arrin marrëveshje me Samsunsporin për Arbnor Mujën

/ 2 minuta lexim
HW

Arbnor Muja është shumë pranë rikthimit te Sint-Truiden (STVV), pasi klubi belg ka arritur marrëveshje me Samsunsporin për transferimin përfundimtar të futbollistit kosovar.

Sipas raportimeve nga Het Belang van Limburg, dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Mujës, i cili sezonin e kaluar luajti te STVV-ja në formë huazimi.

Megjithatë, marrëveshja nuk është finalizuar ende. Tashmë pritet që Muja dhe drejtuesit e klubit belg të arrijnë një marrëveshje për kushtet personale të kontratës. Nëse negociatat përfundojnë me sukses, anësori kosovar do të bëhet përfundimisht lojtar i STVV-së.

STVV heeft een akkoord met Samsunspor over Arbnor Muja. De flankaanvaller moet wel nog zelf een overeenkomst bereiken met de Truiense club.https://t.co/q4Xn91T7uH

— VoetbalFocus (@voetbalfocusbe) August 10, 2026
Samsunspori është i gatshëm të lejojë largimin e Mujës edhe për shkak të situatës në skuadër, pasi klubi turk aktualisht ka një numër të madh lojtarësh të huaj dhe synon të krijojë hapësirë në ekip.

HW

Muja la gjurmë gjatë huazimit te STVV

28-vjeçari pati një sezon pozitiv në kampionatin belg. Muja zhvilloi 26 paraqitje në Jupiler Pro League, duke realizuar gjashtë gola dhe dy asistime.

Paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit e STVV-së që ta kërkojnë rikthimin e tij në mënyrë të përhershme.

Tashmë, gjithçka varet nga marrëveshja mes Mujës dhe klubit belg. Nëse palët arrijnë dakordimin për kushtet personale, transferimi i futbollistit kosovar te STVV do të jetë i përfunduar./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.