Sokol Haliti përkujton 11-vjetorin e ndarjes nga jeta të Mefail Pajazitit: “Kujtimi për të mbetet i gjallë dhe i paharruar”
Viti – Me rastin e 11-vjetorit të ndarjes nga jeta të mikut të tij, Mefail Pajaziti, Sokol Haliti ka ndarë një mesazh përkujtimor, duke evokuar figurën, humanizmin dhe vlerat njerëzore të një njeriu që, sipas tij, ka lënë gjurmë të veçanta te të gjithë ata që e kanë njohur.
Në dedikimin e tij, Haliti shpreh nderim dhe respekt të thellë për Pajazitin, duke e përshkruar si një njeri të vlerave, i cili gjatë jetës së tij u dallua për punën, përkushtimin dhe humanizmin.
Sipas Halitit, edhe pse kanë kaluar 11 vite nga ndarja fizike e Pajazitit, kujtimi për të vazhdon të mbetet i gjallë. Ai vlerëson se veprimtaria dhe vlerat njerëzore që Mefail Pajaziti la pas përbëjnë një trashëgimi që vazhdon të kujtohet me respekt dhe mirënjohje.
“Mefaili ishte një njeri i vlerave, i cili me punën, përkushtimin dhe humanizmin e tij la gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që e njohën”, shprehet Haliti në mesazhin e tij përkujtimor.
Në përfundim të dedikimit, ai ka shprehur lutjen për prehjen e përjetshme të mikut të tij dhe ka përcjellë mesazhin se kujtimi për Mefail Pajazitin do të mbetet i përhershëm.
“U prehtë në paqe! Qoftë i përhershëm kujtimi për Mefail Pajazitin!”, përfundon mesazhin Sokol Haliti./rajonipress/


