Të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Viti, një person dërgohet në mbajtje
Viti – Dy persona kanë raportuar në Polici se ata dhe familjarët e tyre janë vënë në rrezik pasi pranë tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi në lagjen e tyre, ku po zhvillohej një aheng familjar.
Në lidhje me rastin, Policia ka arrestuar një të dyshuar, përgjegjës i familjes ku po mbahej ahengu. Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 30 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa arma nuk është gjetur.
I dyshuari ka mohuar se ka shtënë me armë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./rajonipress/


