Fundamenti

Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme

/ 2 minuta lexim
HW

Kosova gjatë periudhës 10–14 gusht do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat maksimale do të lëvizin nga 30 deri në 36 gradë Celsius, ndërsa më të nxehta pritet të jenë e marta dhe e mërkura, kur temperaturat mund të arrijnë deri në 36°C. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga 11 deri në 17°C.

United Hospital

Të enjten, më 13 gusht, pritet zhvillim i vranësirave konvektive gjatë ditës, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara. Temperaturat maksimale atë ditë pritet të jenë nga 30 deri në 34°C. Të premten moti do të jetë sërish kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare dhe temperatura maksimale nga 30 deri në 35°C.

IHMK ka paralajmëruar gjithashtu nivel të lartë deri shumë të lartë të rrezatimit UV dhe ngarkesë termike për shkak të temperaturave të larta. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve 10:00–16:00, të përdorin krem mbrojtës ndaj rrezatimit UV, kapelë dhe syze mbrojtëse, si dhe të konsumojnë mjaftueshëm ujë. Kujdes të shtuar rekomandohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.