Hidromorava

“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet vizitës së Zelenskyt në Serbi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shqipëria e ka cilësuar të rëndësishme vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Serbi, duke theksuar se dialogu është gjithmonë i mirëpritur, por ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për të krijuar paralele mes çështjes së Kosovës dhe luftës në Ukrainë.

Në një qëndrim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë thuhet se dialogu duhet të krijojë hapësirë për trajtimin e çështjeve të vështira me qartësi, përgjegjësi dhe duke pasur parasysh historinë.

Shqipëria thekson se, ashtu siç qëndron fuqishëm në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, ajo qëndron po aq fuqishëm edhe në mbështetje të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës dhe të vendit të saj në familjen euroatlantike.

“Nuk duhet të ketë keqkuptim në këtë pikë: çdo përpjekje për të krijuar një paralele ose për të vendosur një ekuacion mes Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese”, thuhet në qëndrimin shqiptar.

Sipas Tiranës, çështja e Kosovës qëndron mbi bazat e veta historike, politike dhe juridike. Shqipëria rikujton edhe opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në të kundërt, Shqipëria e cilëson agresionin rus ndaj Ukrainës si një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

ARKATANA

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Serbia dhe Kosova duhet të jenë pjesë e një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Tirana vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili përfundimisht do të çonte drejt njohjes reciproke, nuk do ta dobësonte Serbinë.

Përkundrazi, sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, një proces i tillë do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së fundit të rajonit dhe do të hapte rrugën për pajtim të vërtetë, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe paqe të qëndrueshme.

“Ballkani Perëndimor ka nevojë sot për këtë energji pozitive, ndoshta më shumë se kurrë”, thuhet në deklaratë.

Sa i përket vizitës së presidentit ukrainas në Serbi, Shqipëria vlerëson se ajo, para së gjithash, avancon interesat e Ukrainës dhe e konsideron këtë si të kuptueshme dhe legjitime.

Megjithatë, Tirana thekson se çdo hap që e ndihmon Serbinë të largohet më tej nga ndikimi rus dhe të afrohet me Evropën është pozitiv. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.