HW

Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputeti i betuar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po tenton t’i shmanget kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Hoxhaj tha se pushteti aktual nuk po lejon funksionimin e duhur të mbikëqyrjes parlamentare.

“Por partia e parë në pushtet, e cila dikur në opozitë nuk na ka lënë neve të qeverisim përmes metodave të dhunshme, partia në pushtet sot nuk po do të qeverisë kur është në qeveri, po do t’i ikë kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare”, tha Hoxhaj.

Fundamenti

Ai kritikoi mungesën e mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera.

“Që dy vjet e ke një vend i cili nuk ka mbikëqyrje parlamentare as të Qeverisë, as të sektorëve më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të shoqërisë, as të agjencive të caktuara publike, sepse është suspenduar ideja e një republike parlamentare. Prandaj, unë mendoj që PDK dhe çdo subjekt tjetër politik duhet të rikthehet në rolin e saj historik dhe roli i saj historik është që ta mbrojmë demokracinë, ta mbrojmë sundimin e ligjit”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.