Pacolli i reagon Zelenskyt: Kosova u tregua solidare, për keqardhje qëndrimi juaj
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka reaguar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit sot në Beograd ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën, mbetet i pa ndryshuar.
Pacolli ka thënë se një qëndrim i tillë është zhgënjyes, duke ia kujtuar Zelenskyt solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas.
“Z. Zelensky, deklarata juaj se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar është thellësisht zhgënjyese. Kosova ka qëndruar me Ukrainën dhe ka shprehur sinqerisht keqardhje për vuajtjet e popullit të saj. Nëse kjo është përgjigjja e Ukrainës ndaj këtij solidariteti, është vërtet për të ardhur keq.”, ka shkruar Pacolli.


