HW

Rama: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit, Kushtetuta nuk është mjet për manipulime politike

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova s’është pronë e Albin Kurtit dhe se Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike.Rama ka thënë se ajo që po shihet në Kuvend është një lojë e rrezikshme me shtetin, ndërkohë që Albin Kurti po i vazhdon kalkulimet pë për pushtet.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk funksionon sipas nevojave politike të një partie. Afatet kushtetuese nuk presin derisa Albin Kurti t’i bëjë numrat. Kuvendi nuk mund të shndërrohet në instrument pazari për Presidentin, Qeverinë apo për mbijetesën politike të askujt”, ka shkruar Rama.

Ai ia ka shtruar një varg pyetjesh dhe e ka ftuar Kurtin që të marrë përgjegjësi për atë se si po e menaxhon këtë krizë.Reagimi i plotë: KOSOVA NUK ËSHTË PRONË E ALBIN KURTIT. KUSHTETUTA NUK ËSHTË MJET PËR MANIPULIME POLITIKE!

Të dashur qytetarë,

Ajo që po shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës është papërgjegjësi e rëndë institucionale dhe një lojë e rrezikshme me funksionimin e shtetit.Afatet po kalojnë. Kuvendi mbetet i pakonstituuar. Institucionet po mbahen në bllokadë, ndërsa Albin Kurti vazhdon me kalkulime për pushtet.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk funksionon sipas nevojave politike të një partie. Afatet kushtetuese nuk presin derisa Albin Kurti t’i bëjë numrat. Kuvendi nuk mund të shndërrohet në instrument pazari për Presidentin, Qeverinë apo për mbijetesën politike të askujt.

SHTETI ËSHTË MBI PARTINË!

Albin Kurti duhet t’u përgjigjet qytetarëve:

Pse po mbahet peng konstituimi i Kuvendit?

Pse institucionet e Republikës po përdoren për kalkulime politike?

Deri kur do të prodhoni kriza vetëm pse nuk i keni numrat për pushtetin që kërkoni?

Kush ua ka dhënë të drejtën ta trajtoni Republikën e Kosovës sikur të ishte pronë e partisë suaj?

Kur i kanë numrat, flasin për demokraci.Kur nuk i kanë, prodhojnë bllokadë.

Kur u konvenon Kushtetuta, e citojnë.

Kur nuk u konvenon, kërkojnë kohë dhe arsyetime.

HW

Mjaft!

Me keqardhje po i shohim edhe skenat e sotme në Kuvend, ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit.

Në një situatë të tillë të tensionuar politike, pamje të tilla nuk i bëjnë nder Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe duhet të na shqetësojnë të gjithëve.

Deri kur do të jetojë ky popull në krizë, tension dhe përçarje politike?Populli i Kosovës nuk meriton politikanë përçarës që prodhojnë vazhdimisht kriza dhe trauma.

Ka mjaft vuajtje ky popull.Ka mjaft përçarje.Ka mjaft kriza.Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë, demokracinë dhe shtetin e saj që institucionet sot të përdoren si monedhë për kalkulime politike.

Albin Kurti mban përgjegjësi politike për mënyrën se si po e menaxhon këtë krizë. Detyra e një Kryeministri është të marrë përgjegjësi, të respektojë rendin kushtetues dhe të kontribuojë në stabilitetin e vendit.

Kosovës i duhet stabilitet.Kosovës i duhen institucione funksionale.

Kosovës i duhet respekt për Kushtetutën.Kosovës i duhet lidership që bashkon dhe merr përgjegjësi.

Kuvendi u përket qytetarëve.Kushtetuta mbron Republikën.Institucionet duhet t’u shërbejnë qytetarëve.

Askush nuk është mbi Kushtetutën.

Askush nuk është mbi institucionet.

Askush nuk është mbi Republikën e Kosovës!

Albin Kurti, pushteti është i përkohshëm.

KOSOVA ËSHTË E PËRHERSHME!

SHTETI ËSHTË I SHENJTË!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.