Haradinaj: Kurti qëllimisht e dogji afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por edhe ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu qëllimshëm ia dogjën Kosovës afatin kushtetues me konstituuar Kuvendin.
Ai tha se të gjitha partitë duhet pasur kujdes se si do të veprojnë tutje pas situatës së re të krijuar.
“Si të veprojmë më tutje duhet të kemi kujdes, ne shkojmë në diskutim, afati kushtetues është djeg, si do të veprojmë tutje është e një pune kujdesshme, se nuk është situata e njëjtë nga mesnata e mbrëmshme, se rendi kushtetues ka hy në një situatë të re”
“Kemi hy në një situatë të rreziksme, duhet të bëjmë kujdes si Kosovës që rendi ynë kushtetues të ruhet”, tha Haradinaj.


