Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se LVV ka refuzuar të propozojë një emër për kryetar Kuvendi dhe sipas tij kjo është një refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas Ramadanit, LVV po refuzon të marrë detyrën pasi populli i votoi dhe ua dha besimin.
“ Keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës. Është edhe gabim, edhe e dëmshme ajo që ndodhi dje në Kuvend.
Partia fituese refuzoi të nominojë kandidatin për Kryetar Kuvendi. Ky është hiq më pak se refuzim për të zbatuar rezultatin e zgjedhjeve.
Populli votoi, i dha besimin, këta refuzuan të marrin detyrën!”, ka shkruar ai.


