ARKATANA

Tahiri: E dhimbshme dhe e paprecedentë ajo që ndodhi në Kuvend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i betuar nga radhët e Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku nuk u arrit të zgjidhej kryetari i Kuvendit.

Tahiri e cilësoi situatën si të paprecedentë dhe të dhimbshme.

“Ajo që e përshkruan ditën e sotme është një ngjarje e paprecedentë, një ngjarje që askush nuk e ka pritur. Është e dhimbshme çka ka ndodhur sot”, deklaroi ai mbrëmë në “Edicionin Special” në Klan Kosova.Sipas Tahirit, ishte dakorduar që në seancë të votohej kryetari i Kuvendit dhe, në të njëjtën kohë, edhe nënkryetarët.

Ai kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për ndërhyrjen gjatë seancës, duke thënë se nuk kishte të drejtë fjale dhe se kërkesa për më shumë kohë është e pajustifikueshme.

United Hospital

“Procedura u dakordua që do të votohej kryetari dhe në pako nënkryetarët. Të dalë kryeministri, pa të drejtë fjale, të mbajë fjalim e të thotë se i duhet ende kohë, kur ka pasur dy muaj kohë, është e papranueshme”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se Aleanca nuk do ta pranojë këtë situatë dhe paralajmëroi se partia do të shqyrtojë hapat e saj të mëtejmë politikë.

“Ne si Aleancë nuk do ta tolerojmë këtë. Do t’i shohim cilat janë masat tona për t’iu kundërvënë goditjes që i është dhënë shtetit të Kosovës”, tha Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.