United Hospital

Qytetarët kërkojnë investime në Hajnovc: Ura që lidh Kamenicën me Prishtinën prej pesë vitesh pa zgjidhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komentuesi Arbër Demolli ka rikujtuar një problem tjetër infrastrukturor, duke shkruar se ura në fshatin Hajnovc, e cila lidh rrugën Kamenicë–Prishtinë, nuk është rregulluar tash e pesë vjet.

Postimi i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, për asfaltimin e rrugës në fshatin Desivojcë ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa qytetarë kanë shprehur kritika për kohën e realizimit të investimit dhe prioritetet infrastrukturore të komunës.

Komentuesi Arbër Demolli ka rikujtuar një problem tjetër infrastrukturor, duke shkruar se ura në fshatin Hajnovc, e cila lidh rrugën Kamenicë–Prishtinë, nuk është rregulluar tash e pesë vjet.

HW

Ndërkaq, Flamur Kastrati ka vënë në pikëpyetje rëndësinë e investimit në Desivojcë, duke komentuar se rruga po asfaltohet në një zonë me shumë pak banorë.

Edhe Milaim Kqiku ka shprehur zhgënjimin e tij, duke theksuar se asfalti po vjen vetëm pasi, sipas tij, fshati është zbrazur, shkollat janë mbyllur, pyjet janë dëmtuar dhe toka bujqësore është lënë pas dore. Ai ka theksuar se nuk fajëson individë të caktuar, por mungesën e kujdesit dhe angazhimit ndër vite.

Komentet pasqyrojnë pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve, të cilët vlerësojnë se investimet infrastrukturore në zonat rurale po realizohen me vonesë, në një kohë kur shumë prej këtyre vendbanimeve janë përballur me emigrim dhe rënie të numrit të banorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.