ARKATANA

Ardian Gjini: Albin Kurti po i bën grushtshtet Kosovës, jemi në një prej momenteve më kritike politike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po bëjnë grushtshtet të brendshëm, me qëllim të uzurpimit të institucioneve, shkruan Express.

Ai ka thënë se ky është një prej momenteve më kritike politike me të cilat po përballet Kosova.

Uji Dea

“Situata politike ka mbërri një moment që mundet me qenë nga më kritikët. Sot Kosova s’ka president, s’ka as u.d të Presidentit. S’ka kryeministër legal e as në detyrë legal, s’ka as ministra legal. E ka vetëm një person që e ka uzurpua pushtetin në Kosovë.”, ka thën Gjini.

“Por s’i erdhëm këtu. Ju kujtohet 9 shkurti dhe rezultati zgjedhor. Ju kujtohet maskarallëku disa muajsh me zvarritje të krijimit të institucioneve. Ju kujtohen shkeljet e vazhdueshme kushtetuese. Sot pa asnjë arsye logjike, shtetformuese, e patriotike hymë në krizë. S’ka emër tjetër kjo situatë, përveç grushtshtet të brendshëm, që realizohet prej njerëzve që në mënyrë më brutale po e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë për të uzurpuar institucionet e shtetit”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.