HW

Ambasada e Italisë: Institucionet duhet të formohen përmes dialogut dhe kompromisit

/ 1 minutë lexim
HW

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje që akterët politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe kompromis, me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik dhe formimit të institucioneve të vendit.

Në një përgjigje për Klankosova.tv lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në Kosovë, Ambasada thekson se përgjegjësia për funksionimin e institucioneve demokratike u takon përfaqësuesve të zgjedhur të vendit.

FIDANISHTJA

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe kompromis, për të lehtësuar formimin e institucioneve të vendit”.

Ambasada italiane nënvizon rëndësinë e përgjegjësisë së klasës politike për të siguruar funksionimin normal të institucioneve demokratike.U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës të sigurojnë që institucionet demokratike të funksionojnë në mënyrë efektive dhe t’u përgjigjen pritjeve të qytetarëve, gjithashtu duke pasur parasysh avancimin e reformave dhe koordinimin e aktiviteteve që mbështesin rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Italisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.