ARKATANA

Mustafi akuzon institucionet serbe për “spastrimin administrativ” të shqiptarëve në Bujanoc

/ 3 minuta lexim
HW

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe këshilltari politik për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklarimeve të drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, duke e akuzuar atë se ka dëshmuar se pasivizimi i adresave në Bujanoc ka ndikim të drejtpërdrejtë në peshën politike të shqiptarëve.

Mustafi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e zyrtarit serb kanë nxjerrë në pah, sipas tij, dy aspekte të politikës së pasivizimit të adresave.

“Me këtë reagim, z. Mitrovic, ju si drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues zbuluat dy të vërteta që institucionet e Serbisë janë përpjekur t’i fshehin prej vitesh”, ka shkruar Mustafi.

Sipas tij, pasivizimi i adresave nuk lidhet vetëm me çështje administrative, por edhe me numrin e votuesve shqiptarë në Bujanoc.

“E para, se pasivizimi i adresave nuk ka të bëjë vetëm me ‘rregullimin’ e evidencave administrative, por me zvogëlimin e peshës elektorale të shqiptarëve në një komunë ku ata përbëjnë rreth 62% të popullsisë”, ka deklaruar ai.

Mustafi ka pretenduar gjithashtu se ky proces drejtohet nga institucionet shtetërore të Serbisë.

“E dyta, se ky mekanizëm nuk zhvillohet rastësisht dhe as vetvetiu, por dirigjohet, gjenerohet dhe zbatohet drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore”, ka shkruar ai.

Fundamenti

Ai ka kritikuar zyrtarin për fokusin te numri i votuesve, duke thënë se kjo, sipas tij, tregon se çështja nuk ka të bëjë vetëm me adresat.

“Ju folët për numrin e votuesve. Pra, e treguat vetë se halli nuk është adresa. Halli është vota shqiptare”, ka shkruar Mustafi.

Më tej, ai e ka cilësuar politikën e pasivizimit si “një qasje antishqiptare dhe çnjerëzore”, duke pretenduar se ajo synon të ndikojë në regjistrat administrativë, listat zgjedhore dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në Bujanoc.

“Adresat nuk pasivizohen vetë. Procedurat i nisin institucionet. Kontrollet i kryen policia. Vendimet i nxjerr shteti. Pasojat i bartin shqiptarët”, ka thënë Mustafi.

Në fund, ai ka kërkuar ndalimin e pasivizimit të adresave dhe kthimin e adresave që, sipas tij, janë fshirë padrejtësisht.

“Raportet i keni lexuar: ndaleni pasivizimin dhe ktheni adresat e fshira padrejtësisht. Këtë praktikë të spastrimit administrativ e kemi denoncuar nga Washingtoni në Bruksel”, ka shkruar Mustafi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.