United Hospital

Qytetari dorëzon në Polici portofolin e gjetur me dokumente dhe para, i kthehet pronarit në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Një gjest i ndershëm qytetar ka bërë të mundur që një portofol i humbur me dokumente personale, karta bankare dhe para të gatshme t’i kthehet pronarit të tij në Viti.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, më 6 gusht 2026, qytetari B. Haziri është paraqitur në Stacionin Policor në Viti, ku ka dorëzuar një portofol të gjetur. Pas pranimit të tij, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative dhe, pas verifikimit të dokumentacionit, kanë identifikuar dhe kontaktuar pronarin legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha sendet e humbura.

Mobi Casa

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shprehur mirënjohje për veprimin e qytetarit, duke vlerësuar se raste të tilla dëshmojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës, në funksion të forcimit të sigurisë dhe mirëqenies në komunitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.