ARKATANA

Abdixhiku: Balanca demokratike është çelësi i takimeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi i bisedimeve do të zhvillohet me transparencë dhe sinqeritet, duke theksuar se fokusi nuk është te emrat, por te parimet e përfaqësimit, raporton Ekonomia Online.

“Do të jemi transparentë dhe të sinqertë. Të gjitha pozicionet do t’i mbajmë në takime. Nuk po flasim për emra, por për balancë demokratike. Balanca demokratike është çelësi i këtyre takimeve”, është shprehur Abdixhiku.

Uji Dea

Ai ritheksoi se diskutimet do të përqendrohen në arritjen e një balancë demokratike, të cilën e konsideron element kyç në procesin e takimeve dhe vendimmarrjes.

Sipas tij, partia po përpiqet vazhdimisht për t’i shmangur zgjedhjet e reja.“Përderisa përpiqemi, takohemi, mbesim të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhjet e reja. Të gjithë ata që na kritikojnë, s’e kuptojnë pse po takohemi, çfarë qëllimi kemi, besoj që na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe një herë. Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe një herë, është dëmi më i madh që i bëhet Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.