UBT

Interesim i ulët i qytetarëve për planifikimin e buxhetit në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me një pjesëmarrje të vogël të qytetarëve, në Shkollën e Muzikës në Gjilan u mbajt takimi publik për planifikimin e buxhetit komunal, në kuadër të procesit të konsultimit me publikun për prioritetet e vitit të ardhshëm.

Takimi u drejtua nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, si dhe këshilltari komunal, Fadil Ademi.

UBT

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, gjatë diskutimit u paraqitën kërkesa, propozime dhe prioritete nga qytetarët pjesëmarrës, të cilat do të shqyrtohen në procesin e hartimit të buxhetit komunal.

Megjithatë, pjesëmarrja e kufizuar në këtë takim nxori në pah interesimin e ulët të qytetarëve për t’u përfshirë në një proces që ka ndikim të drejtpërdrejtë në përcaktimin e investimeve dhe shërbimeve publike në komunë. Konsultimet publike për buxhetin konsiderohen një mekanizëm i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale dhe për adresimin e nevojave të komunitetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.