Uji Dea

Takimi Kurti-Abdixhiku, Daka: Nëse LDK nuk merr atë që kërkon, vendi shkon në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka komentuar takimin e fundit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Daka ka thënë se nuk beson që LDK-ja do të pranonte një koalicion vetëm në këmbim të pozitës së presidentit, pa përfshirë edhe poste të tjera në qeveri.

“Nuk besoj që LDK hyn në koalicion vetëm me një pozitë të presidentit, pa marrë edhe atë pjesën e kulaçit në qeveri. Do të ishte e çuditshme, sepse tash e ka mundësinë të kërkojë çka të dëshirojë, të gjitha natyrisht përveç pozitës së kryeministrit”, ka deklaruar Daka në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.

FIDANISHTJA

Sipas saj, ky është momenti që LDK-ja të kërkojë ato që i konsideron të nevojshme, pasi nëse nuk arrihet një marrëveshje, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Është momenti që t’i kërkojë, sepse nëse nuk i merr ato që dëshiron, atëherë shkojmë në zgjedhje. Kjo është formula në të cilën llogarit Abdixhiku. Lumir Abdixhiku e tha se nuk është i interesuar për pozitën e kryeparlamentarit dhe besoj që ky qëndrim do të mbetet”, shtoi Daka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.