Kadri Rahimaj organizon “Darkën e Kryetarit”, mbrëmje shoqërore me qytetarët në Kamenicë
Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka organizuar aktivitetin e quajtur “Darka e Kryetarit”, një mbrëmje shoqërore që mblodhi qytetarë në një atmosferë verore, të shoqëruar me bashkëbisedim dhe aktivitete argëtuese.
Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Rahimaj ndau fotografi nga aktiviteti, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e treguar.
“Momente nga Darka sonte. Ju falemnderit që ndatë verën me ne. Edicioni tjetër na pret me befasi e aktivitete të jashtëzakonshme,” ka shkruar ai.
Nga fotografitë e publikuara shihet një pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve, të cilët kaluan mbrëmjen në një ambient të organizuar nga komuna, me synimin për të krijuar një hapësirë më të afërt komunikimi ndërmjet institucioneve lokale dhe komunitetit.
“Darka e Kryetarit” u zhvillua si pjesë e aktiviteteve verore në Kamenicë, ndërsa kryetari Rahimaj paralajmëroi se edicionet e ardhshme do të sjellin programe dhe befasi të reja për qytetarët./rajonipress/


