United Hospital

Bajrami i kërkon BE-së të sigurojë zbatimin e obligimeve nga Serbia për personat e zhdukur

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se i ka përcjellë zyrtarisht Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, shqetësimet e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 shkruan Telegrafi.

Përmes një postimi në platformën X, Bajrami tha se i ka kërkuar Bashkimit Evropian të sigurojë që Serbia t’i zbatojë plotësisht obligimet e marra në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Sipas tij, këto obligime përfshijnë qasje të pakufizuar në arkivat relevante, si dhe mbrojtje për të gjithë ata që ofrojnë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Kam kërkuar nga BE-ja të sigurojë që Serbia t’i zbatojë plotësisht obligimet e saj sipas Deklaratës për Personat e Zhdukur, duke përfshirë qasje të pakufizuar në arkiva dhe mbrojtje për ata që dalin përpara me informacione”, ka shkruar Bajrami transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se familjet e personave të zhdukur kanë pritur për një kohë tepër të gjatë për të mësuar të vërtetën.

Fundamenti

“Familjet kanë pritur shumë gjatë për të vërtetën”, është shprehur Kryenegociatori i Kosovës.

Çështja e personave të zhdukur mbetet një nga temat kryesore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Deklarata për Personat e Zhdukur, e dakorduar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, parasheh bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave që ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndryshe Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Kalludër e Vogël janë gjetur mbetje mortore me origjinë njerëzore.

Ndërsa ndërkaq në fshatin Jabukë të kësaj komune, sipas ministrit në detyrë për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, janë zbuluar mbetjet mortore të të paktën katër personave dhe tash është identifikuar edhe një vend i tretë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.