UBT

Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave për zhvillimin e varieteteve të reja të grurit.

Një tjetër histori suksesi vjen nga diaspora shqiptare në Austri. Pranvera Berisha ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin BOKU (University of Natural Resources and Life Sciences) në Vjenë, në kuadër të Institutit të Gjenetikës dhe Bioteknologjisë, transmeton albinfo.at.

Ajo përfundoi studimet e doktoratës në Shkencat Natyrore, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë akademik të ndërtuar mbi përkushtimin, punën shkencore dhe këmbënguljen.

Rrugëtimi i saj akademik është i veçantë. Pranvera ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe studimet master, ndërsa paralelisht ka përfunduar edhe Fakultetin e Agronomisë, po ashtu me studime master. Falë rezultateve të larta dhe angazhimit të vazhdueshëm, ajo u pranua në studimet e doktoratës në Universitetin BOKU, ku u përfshi në projekte të shumta kërkimore.

HW

Tema e doktoratës së saj u fokusua në përdorimin e gjenetikës, inteligjencës artificiale dhe analizës së të dhënave për të përshpejtuar zhvillimin e varieteteve të reja të grurit me rendiment më të lartë dhe rezistencë më të madhe ndaj sëmundjeve, transmeton albinfo.at.

Ky hulumtim konsiderohet një kontribut i rëndësishëm në fushën e gjenetikës bimore, duke ndërthurur shkencën moderne me teknologjitë e inteligjencës artificiale për të mbështetur zhvillimin e një bujqësie më produktive dhe të qëndrueshme.

Doktorimi i Pranvera Berishës përfaqëson një arritje të rëndësishme akademike dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar se përkushtimi ndaj dijes dhe kërkimit shkencor mund të çojë drejt sukseseve në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare./Albinfo.at

https://www.albinfo.ch/pranvera-berisha-doktoron-ne-austri-me-hulumtim-inovativ-ne-gjenetike-dhe-inteligjence-artificiale
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.